Categories Lajme

556-vjetori i vdekjes së Skëndërbeut/ Aktivitet përkujtimor në Lezhë

Ky 17 Janar shënon 556-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, e në qyetin e Lezhës pikërisht në memorialin e tij, u mbajtën homazhet në nderim të prijësve të Arbërit. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë drejtues vendorë, klerikë e qytetarë. Për këtë datë të shënuar historike, në rrjetet sociale ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“17 Janar, dita e përjetshme e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, shkruan Rama mbi një foto të veçantë të orës me Skënderbeun, e prodhuar nga kompania e famshme zvicerane e prodhimit të orëve, Franck Muller.

Edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj, mes rreshtash në një reagim shkruan se gjithmonë do të jemi krenarë dhe të përulur para veprës së Heroit tonë kombëtar. Gjergj Kastriot Skëndërbeu vdiq në moshën 63-vjeçare dhe do të mbetet një figurë qëndrore e shtetformimit të Arbërit, për të cilën hulumtimet studimore nuk rreshtin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME