Punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh, “Tosk Energji” kanë protestuar sërish para prefekturës së Fierit pasi kanë 6 muaj pa marrë pagat.
Një nga punonjësit është shprehur se sigurimet shoqërore janë paguar, ndërsa rrogat jo.
Kjo nuk është hera e parë që punonjësit kanë dalë në protestë, por ende nuk kanë marrë një zgjidhje. Janë rreth 800 punonjës të Uzinës së Naftës në Ballsh të cilët nuk kanë marrë pagat.
