Categories Lajme

6 vite nga vdekja e Sokol Olldashit, publikohet video e rrallë duke luajtur në kitarë (Video)

Në 20 nëntor të 2013 u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës. Ditën e nesërme shënohen plot gjashtë vite nga vdekja e tij dhe një prej miqve të politikanit, Çim Rexha ka publikuar një video të rrallë, ku Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë. Kjo video e shumë viteve më parë është vetëm 30 sekonda, pasi teknologjia e asaj periudhe nuk mundësonte më tepër filmim. Pavarësisht këtij fakti, ajo që del në pah është talenti i Olldashit për muzikën, duke dalluar nga shumë figura të tjera të politikës.

Kush ishte Sokol Olldashi?

Sokol Olldashi është spikatur si një prej figurave më të dalluara të Partisë Demokratike. Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai e nisi karrierën e tij si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës ‘Albania’. Ndërsa në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Katër vite më vonë, Olldashi rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak. Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.

Në këtë kohë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës. Më pas, Sokol Olldashi merr postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të 2013. Pas humbjes së Partisë Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, përballë Lulzim Bashës.

Në aspektin personal, ai ishte i martuar me Enkeleda Olldashi dhe kanë dy djem, Glaukun dhe Kleitin. Kohët e fundit, djali i madh Glauku ka filluar të aktivizohet me Partinë Demokratike, duke qenë pjesëmarrës në protesta të ndryshme. Mesa duket ka vendosur të ndjekë rrugën e të atit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME