Categories Lajme

60 mijë abonentë pa energji elektrike

Era e fortë dhe temperaturat e ulëta shkaktojnë probleme Moti i ftohtë i shoqëruar me erë të fortë ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike për 60 mijë abonentë në vend, pjesa më e madhe e të cilëve ndodhet në zonat rurale. Sipas të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë gjatë ditës së diel era e fortë ka regjistruar në disa linja shpejtësinë 64 kilometra në orë, duke sjellë probleme në rrjetin e tensionit të mesëm, 80% e të cilit është i instaluar në ajër.

Petraq Lika, administrator i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes thotë se zonat më të prekura janë Tirana, Durrësi. Fushë-Kruja, Laçi, Burreli dhe Rrësheni, ndërsa gjatë të hënës problemet në furnizimin me energji u zhvendosën në lindje, Elbasan, Pogradec, Korçë.

Edhe konsumi i energjisë elektrike duke nisur nga data 5 dhjetor është rritur ndjeshëm duke arritur në 22 milion kilovat orë në ditë. Një pjesë e stakimeve është bërë për të shmangur dëmtimet e rrjetit, ndërsa koha e riparimit të defekteve ka zgjatur mesatarisht 40 minuta. 60 mijë abonentë në të gjithë Shqipërinë kanë patur ndërprerje të energjisë për shkak të motit të ftohtë, ku numri më i madh i tyre, prej 14 mijë abonentësh është regjistruar në Durrës, i pasuar nga Tirana me 10 mijë abonentë pa drita. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME