Romelu Lukaku ishte blerja më e bujshme e Interit gjatë merkatos së verës dhe starti i aventurës së tij me zikaltrit ishte perfekt, duke shënuar nga një gol në dy ndeshjet e para të kampionatit italian.
I pari dhe i vetmi futbollist i Interit, që ka shënuar gol në 3 javët e para të kampionatit, ka qenë franko-hungarezi Istvan Nyers, i cili përveç këtij rekordi, në atë sezon u shpall edhe golshënuesi më i mirë, 26 gola.
Pikërisht sot në mbrëmje Lukaku do të ketë mundësinë t’i barazojë rekordin, ndërsa më pas të shpresojë që kjo t’i shërbejë si një ogur i mirë, për t’u shpallur edhe golshënuesi më i mirë i kampionatit./supersport.al