Categories Lajme

62-vjeçari skemë piramidale me 28 mln euro mashtrim, sekuestrohen pasuritë e gruas së tij në Shqipëri

Apartamente, parkime me vlera mbi 480 mijë euro në Lundër janë sekuestruar në pronësi të një shtetaseje polake, pasi rezulton të jetë bashkëshortja e një 62-vjeçari që kishte ndërtuar një skemë piramidale ndërkombëtare.

Mësohet se bëhet fjalë për polaken e identifikuar si Anna Morgenstern, e cila është bashkëshortja e Stephan Morgenstern,  i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” në gusht të 2023, pasi me anë të kësaj skemë në bashkëpunim me të tjerë përfituar rreth 28 milionë euro.

Pas hetimeve ka rezultuar se kjo pasuri në emër të shtetases polake është vendosur me anë të mashtrimit.

Kush është polaku, në krye të skemës piramidale?
Referuar njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, nga hetimi për S. M., ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer vepra penale nëpërmjet mashtrimit dhe pastrimit të produketeve të veprës penale në disa shtete që kërkojnë edhe ekstradimin e tij, si Korea e Jugut dhe Polonia. Ekziston dyshimi i arsyeshëm se polaku ka përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet skemave të mashtrimit.

Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme ai dhe bashkëshortja e tij, dyshohet se i kanë investuar në blerjen e pronave, në vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë. Investimet nga ana e të dy bashkëshortëve, nuk janë bërë vetëm në Dubai, por në provat e administruara gjatë hetimit, ka rezultuar se të gjithë pasuritë që shtetasja A.M. ka blerë në Shqipëri, janë blerë me paratë e bashkëshortit të saj, të fituara si pasojë e mashtrimit, në disa vende të botës. Vlerat e blerjes së pasurive të paluajtshme që janë shuma të konsiderueshme, si 483,000 euro, 28,000 euro etj., janë indicie të mjaftueshme se pasuritë janë produkt i veprës penale.

Pasuria e sekuestruar
-Pasuria nr.590/1/62+4-7, volum 14, faqja 170, ZK.2529, sip.176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendodhja Lundër, Tiranë;

-Pasuria nr.590/1/62+4-G10, volum 14, faqja 181, ZK.2529, e llojit garazh, me sip 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe

-Pasuria nr.590/1/62+4-G11, volum 14, faqja 182, ZK.2529, me sipërfaqe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro. A2News 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME