Categories Lajme

690 aplikantë/Nisin testet fizike e mjekësore për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura

Pas përfundimit të aplikimeve për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), kanë nisur këtë të premte testimet fizike dhe mjekësore. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke publikuar foto nga procesi i testimeve fizike e mjekësore, thekson se janë 675 maturantë që kanë aplikuar deri tani për të ndjekur studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura, ku në përfundim të procesit të testimeve do zgjidhen 60 studentët e parë të AFA. “E nisëm maratonën e bukur të arsimimit në Akademinë e Forcave të Armatosura, në të cilën për herë të parë në muajin tetor hapet programi bachelor.

Pak ditë pas përfundimit të aplikimeve, kemi grupin e parë të të rinjve, të cilët kanë zgjedhur të regjistrohen për të ndjekur studimet për shkenca ushtarake në AFA”,- thekson Xhaçka. “Sot, konkurimi nisi me kontrollin mjekësor dhe testimin fizik përmes ekipit profesionist të mjekëve dhe pedagogëve e specialistëve të edukimit fizik në AFA.  675 maturantë kanë aplikuar deri tani për të ndjekur studimet bachelor pranë AFA

dhe jemi super optimistë që në përfundim të raundit të tretë do të kemi 60 studentët e parë të shkollës sonë ushtarake, shtyllës kryesore të formimit të Forcave tona të Armatosura”,- përfundon ministrja e Mbrojtjes. Në kuadër të programit të publikuar nga ministria e Mbrojtjes, në datat 13 deri 14 gusht, do zhvillohen testi shëndetësor dhe testi fizik. Më datat 18 -19 gusht, do zhvillohet kryerja e intervistës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME