Categories Lajme

Komandot greke rrethojnë fshatin turk, alarmohen banorët

Një numër i madh i forcave komando greke janë duke kryer një stërvitje me armatim të vërtetë në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit në Greqinë Lindore. Fotot janë publikuar prej mediave lokale në zonat e banuara prej turqve, të cilët e kanë konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejt nga Greqia ndaj minoritetit turk për shkak të asaj që po ndodh në Egjeun Lindor, shkruan abcnews.al.

Siç raporton edhe “YeniSafak“, kreu i bashkisë Mustafçova, në rajonin e Ksanthit në Greqi, Ridvan Delihusein u shpreh se situata ishte e pakuptimtë dhe se ata nuk ishin njoftuar për një stërvitje të këtyre përmasave. “Ndjehemi të kërcënuar. Nuk është normale që kaq shumë forca të armatosura të shihen nëpër fshat pa u njoftuar më parë për çfarë po ndodh. Banorët janë shumë të shqetësuar”, u shpreh ai.

Veprimi në fjalë nuk shihet krejtësisht i paqëllimte nga Ankaraja pasi duket sipas turqve se grekët janë duke kërcënuar minoritetin turk në Greqi si një formë për të kompensuar tensionin në Egjeun Lindor. Rajoni i Ksanthit në Thrakinë Perëndimore në Greqi banohet kryesisht nga minoriteti turk dhe ai Pomak, të cilët i përkasin besimit mysliman.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME