Categories Lajme

74-vjeçari nga Vlora kërkon ndihmë që të gjejë një grua:Të jetë e ndershme,e sinqertë, mundësisht të ketë arsim të lartë

Pëllumbi, një 74-vjeçar nga Vlora, kërkoi ndihmën e televizionit që të lidhet me një grua. Ai tha se jeton i vetëm që nga viti 2006, teksa shton se me gruan e tij të ndjerë kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë.

Partnerja që 74-vjeçari kërkon, sipas karakteristikave që e imagjinon Pëllumbi, duhet të jetë e moshës 60-65 vjeç, të jetë e ndershme dhe e sinqertë e mundësisht të ketë arsim të lartë.

“Pas vdekjes së gruas në vitin 2006, jetoj i vetëm në Vlorë. Dashuria ime me gruan ka qenë shumë e madhe. Jemi dashuruar që në klasë të 9-të. Kemi qenë shokë gjatë gjithë jetës, të pandarë gjatë gjithë kohës. U martuam në 1973-ën, por jeta jonë, dashuria jonë, gjithë ajo e mira që kishim me njëri-tjetrin, nuk na u kurorëzua me një fëmijë.

Në 4 Dhjetor të 2006-ës, gruaja ime pësoi një infrakt në punë dhe vdiq. Kjo ishte vdekje dhe për mua sepse unë atë e kisha prej 40 vjeçe, bashkëpunëtore dhe grua të mirë. Ajo ishte gjithçka për mua. Që nga ajo kohë, e deri më sot, unë vij muaj për muaj dhe e vizitoj varrin e saj, e pastroj, e rregulloj.

Vetmia është shumë e rëndë, nuk mund ta mendoj asnjë njeri se sa e vështirë është vetmia. Ajo të shkatërron nga nervat, të shkatërron trupin, të shkatërron shëndetin, të bën gjithçka të keqe nëpërmjet streseve që fiton. Unë që kam pasur një grua shumë të mirë, kam pasur një jetë shumë të mirë dhe duke krahasuar atë jetë më të tanishmen, jam shumë i shqetësuar.

Mirëpo fuqi kam akoma, mundësi kam akoma. Perëndia na e ka dhënë jetën, ajo na e merr. Unë kërkoj që të njihem me një grua. Të jetë 60-65 vjeçe, të gëzojë shëndet. Dua që të jetë e ndershme, e sinqertë ashtu siç jam unë. Nga ana ime do të ketë të gjithë shërbimet që i nevojiten një njeri e do të jemi përkushtuar ndaj saj, këtë gjë kërkoj dhe nga ajo. Mundësisht të ketë arsim të lartë, të komunikojë e të merremi vesh për mendimet e njëri-tjetrit dhe të jemi në gjendje që të kuptohemi”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME