Categories Lajme

Vranë kamarierin në 2014-n, burg përjetë për dy pronarët e lokalit në Dhërmi

Dy pronarët e një lokali në Dhërmi do të mbyllen përjetë në qeli, për torturimin dhe vrasjen e kamarierit Denis Vyshka. Gjykata e Lartë ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë për Altin Ymerin dhe Ersi Ziflajn.

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për Miklovan Zymerin, i dënuar me 35 vite burg. Togat e zeza kanë vendosur që çështje të rigjykohet në Apel për shkelje të procedurave ligjore.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në 14 Gusht të viti 2014 rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se dy pronarët e torturuan kamerierin duke i fikur cigaret e ndezura në trup. Ata kishin dyshime se Denis Vyshka u kishte vjedhur 500 mijë lekë të vjetra nga xhiroja e lokalit.

Prokuroria e Vlorës në dosje theksonte se Altin Ymeraj e kishte goditur kamarierin me sende të forta. Punonjësit e lokalit kanë treguar në atë kohë se pas torturave të vazhdueshme, Ziflaj dhe Zymeri e kanë marrë kamarierin në makinë dhe e kanë larguar nga lokali.

Në dosje thuhet se Eris Ziflaj vazhdonte ta godiste kamarierin edhe brenda në automjet, ndërsa makina drejtohej nga Miklovan Zymeri. I riu është torturuar për rreth 3 orë nga autorët. Shkak i vdekjes sipas ekspertizës ishte mbytja me litarë. Pasi i riu ka humbur jetën ata e kanë hedhur trupin diku afër bregdetit. Javanews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME