Categories Sport

8 finalet e mbetura të Realit dhe Barçës

Gara për titullin e La Ligës po bëhet gjithnjë e më interesant. Barcelona ka lëshuar pikë të premten mbrëma duke barazuar 0-0 me Sevillën, për t’ia dhënë mundësinë Realit që ta rrëmbejë kreun, pasi e mposhti 2-1 të dielën Real Soecidadi.

Nëse sezoni kryhet me pikë të barabarta, atëherë kampion i Spanjës do të jetë Real Madridi për shkak të ndeshjeve direkte, pasi e ka mposhtur në Bernabeu 2-0 Barcelonën dhe ka barazuar 0-0 në dhjetor të vitit të kaluar në ‘Camp Nou’. Barcelona ka kalendar më të vështirë se Madridi. Në javën e 31-të Barça do të presë skuadrën e Athletic Bilbaos, derisa në atë të 32-tën i shkon Celta Vigos.

Pastaj në të 33-tën, e pret në ‘Camp Nou’ Atletico Madridin, më pas luan si mysafirë i Villarreal, një teren i vështirë derisa në xhiron e 35 pret në ‘Camp Nou’ Espanyolin. Në xhiron e 36 i shkon Real Valladollidit, pastaj pret në Camp Nou Osasunën, derisa me 19 korrik e mbyllë sezonin në udhëtim te Alaves.

Në anën tjetër, Madridi do të presë Mallorcan në ‘Alfredo Di Stefano’, pastaj do të luajë në udhëtim me Espanyolin. Athletic Bilbao dhe Villarreal gjithashtu janë kundërshtar të Los Blancos, ashtu si të Barcelonës. Getafe. ALaves, Granada janë kundërshtarët tjerë të mbeture, derisa sezonin e mbyllë në udhëtim te Leganes. Gara do të vazhdojë të jetë tërheqëse deri në fund, një gabim në këtë fazë do të ishte fatale për secilën skuadër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME