Categories Lajme

Thoma Gëllçi i RTSH-së, 385 milionë lekë tender për televizionin që nuk e sheh askush

RTSH, apo ndryshe Radio Televizioni Shqiptar, ndoshta është i vetmi institucion i cili nuk kuptohet se për çfarë ekziston dhe gjithashtu për rrjedhojë edhe për çfarë i merr paratë e taksapaguesëve shqiptarë. Ndonëse emri i tij është mjaft i madh dhe dikur ka patur një shkëlqim gjithashtu tepër të madh, për fat të keq politika e ka degjeneruar duke e shndërruar në një krijesë që thjesht ekziston dhe “ha” para, pa shërbyer për asgjë për komunitetin.

Këtë e përforëcon edhe fakti që gati askush në Shqipëri nuk e shikon këtë kanal pothuajse kurrë. E duke qenë kështu, disi në hije, ndoshta është edhe mjaft e lehtë “të gllabërojë” fonde. Deri diku është e kuptueshme, por që të “kullufitësh” gati 400 milionë lekë të vjetra nga taksat e shqiptarëve në një tender të vetëm, është absurde.

Por me siguri Thoma Gëllçi, drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, ka menduar të ndjekë modelin e çunave të tjerë të Rilindjes siç është përshembull Laert Duraj i Postës Shqiptare. Kështu, nëpërmjet një tenderi me numër reference REF-56384-17-04-2020, Thomai i ka dhënë plot 385 milionë lekë të vjetra me TVSH shoqërisë “S&T Albania” shpk me administrator Kleanthi Prifti.

Gara duket qartësisht e manipuluar, pasi në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat kompania humbëse nuk ka paraqitur fare ofertë ekonomike. Në këtë mënyrë rruga ka qenë e hapur për firmën “S&T Albania” shpk që të “gllabëronte” shifrën e majme prej gati 400 milionë lekë të vjetra. Rezulton se kjo kompani ka si pronare kompaninë e huaj S&T AG.

Nuk kuptohet qartë se si është e mundur që një shifër e tillë kaq e lartë të paguhet nga taksat e shqiptarëve për një televizion që përveç emrit të dikurshëm, tashmë nuk i shërben më askujt. Na falni se u nxituam kur thamë askujt, në fakt i shërben dikujt, vetë Thoma Gëllçit që të mbushë akoma më tepër xhepat e tij. Hallall plako! Burimi: JOQ

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME