Categories Lajme

Vlorë/ Rrëfim nga fshati Dukat, ku bètèjat nuk kanë të sosur edhe sot

Historia e Dukatit është e lavdishme. Në aq shumë luftëra ka bërë pjesë Dukati, sa edhe princat do ta kishin zili. Një fshat që qysh herët ka pasur kanunet e veta dhe për pesë ditë nuk e prekte hasmin sa të rregullonte fëmijët e gruan deri në ditën e gjashtë. Në DUKAT nuk reshtin ngjarjet: Çezari në 48 para erës së re mundi Pompein, aty ndodhi goditja fatale e vitit 1912 dhe një mori historish të tjera.

Është ky fshati me një rëndësi të madhe historike nga ku Ilnisa Agolli na prezanton me fakte të rëndësishme. Por sa e njohim sot këtë fshat, ku nuk ka më njerëz dhe valëvitet vetëm e shkuara? Banorët shprehen se po harrojmë historinë, traditat dhe gjuhën. E gjithë nëntoka jonë është ar. Bota ka kocka, ne kemi ar në varre. Kemi kulturë!

Përpjekjet e popullsisë së trevës së Dukatit për arsimin dhe gjuhën shqipe kanë kaluar gjithashtu përmes luftërave. I pasur nga vallet, këngët, fushat, etnokultura, thesaret arkeologjike, besimet fetare, arsimi, blegtoria, toponimet me aq ngjarje dhe faktin kryesor të një kalvari të gjatë vuajtjesh që edhe pse nuk kishte të sosur, Dukatasit nuk i dorëzoi kurrë. Por sot sa vlejnë të gjitha këto? Cili është çmimi që meriton ky fshat? /Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME