Categories Lajme

8 Marsi, Meta uron nënat e gratë shqiptare: Jeni gjysma më e mirë e shoqërisë sonë! Të bëjmë realitet ëndrrat tuaja!

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh për të gjitha nënat, gratë e vajzat shqiptare, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kreu i Shtetit shkruan në “Facebook” se vajzat, gratë dhe nënat shqiptare janë gjysma më e mirë e familjes dhe shoqërisë sonë.

Postimi i Metës: Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, gjysmën më të mirë të familjes dhe shoqërisë tonë, për vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!

Mirënjohje të veçantë për rolin tuaj të pazëvendësueshëm për edukimin e fëmijëve dhe për sakrificat e panumërta që bëni çdo ditë për familjen, duke e mbrojtur dhe lartësuar vlerat e saj.

Të bashkojmë përpjekjet tona për të bërë realitet ëndrrat tuaja në planin personal dhe ato për familjet dhe fëmijët, që të mos hasni pengesa e kufizime në rrugën drejt arritjeve të reja.

Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare do ta bëjë vendin edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur. Jeni bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME