Categories Lajme

“Qëllimi është të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak”, Rama: Europa është në luftë, duhet të përgatitemi për çdo skenar. Ngremë një Komitet Special për…

Kryeministri Edi Rama tha se Europa është në luftë, një luftë ekonomike dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Rama njoftoi ngritjen e një Komiteti Special për të menaxhuar pasojat e luftës në Ukrainë në vend dhe impaktin që do ketë në ekonominë e vendit.

“Njëkohësisht si rezultat i diskutimit lidhur me varësinë nga gazi rus që përbën 40% të  gjithë furnizimit në Europë, ndërkohë që vendet e mëdha të Aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Mirëpo kjo domethënë, bojkoti i naftës dhe i gazit do ishte një ndryshim tektonik me pasoja vështirësish të parashikueshme në afatshkurtër.

Në këtë kontekst Shqipëri nuk bën asnjë përjashtim, është drejtpërdrejt e prekur njësoj si vendet e tjera. Me këtë rast dua ta sqaroj dhe njëherë që diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri i cili si në çdo vend tjetër ndikohet drejtpërdrejt nga tregu, jo nga vendimet e qeverisë është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit.

Shumatorja e shpenzimeve të atyre që konsumojnë naftë është njësoj, krejt njësoj. Mjafton të merrni dhe të bëni përllogaritjet e taksave që paguajnë në vendet e tjera jashtë çmimit të naftës, e qarkullimit, e karbonit. Me një ndryshim në këtë rast në favor të atyre që konsumojnë më pak që paguajnë më pak, ndërkohë që në vende të tjera paguhet fiks, pavarësisht se sa konsumon.

Nuk ka asnjë ndryshim tjetër. Dua ta theksoj shumë qartë dhe njëherë, çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë, në ekonominë e tregut që ul çmime apo ngre çmime të mallrave të konsumit, është tregu dhe natyrisht që tregu është shumë i ndjeshëm. Europa ka hyrë në luftë, ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vendi nën agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera, ku aspekti ekonomik është themelor, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë agresionin dhe agresorin.

Kjo do të thotë që të jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonim para fillimit të luftës dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do zgjasë kjo luftë. Që do të thotë jemi në të njëjtat kushte të panjohurës si me pandeminë, kur nuk e dinim kohëzgjatjen, zhvillimet dhe dinamikën e tyre dhe kur u përgatitëm për disa skenarë. E njëjta gjë është sot. Përgatitemi për të njëjtin skenar. Kemi vendosur të ngremë komitetin special. Dhe jemi ulur që në ditën e parë të kësaj katastrofe për të përgatitur skenarët”, tha Rama.

Ai theksoi më tej se qëllimi është të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak. “Të gjitha këto zhvillimet që unë uroj të mos kthehen në sakrifica reale të natyrës ekonomike, kanë një qëllim të mbrojmë jetën, shëndetin, atë që është më e rëndësishmja. Të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit deri ushtarak, si pjesë e këtyre vendeve që po bëjnë të njëjtën përpjekje. Qëllimi është të mbrohemi”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME