Categories Lajme

80-vjeçari nga Tropoja shembull kuptimplotë për të gjithë, Skema Kombëtare i mundëson një fermë të re blegtorale

Sadik Zeqiri, 80-vjeçari nga Tropoja, i cili prej një jete merret me blegtori, nga mbështetjen e Skemë Kombëtare ai dhe familja e tij ndërtuan një fermë të re blegtorale. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar këtë të diel historinë e Sadik Zeqirit, të cilin e quan një shembull kuptimplotë për të gjithë.

“Sadik Zeqiri, 80-vjeçari nga Tropoja është fuqia e shembullit për të gjithë, jo thjesht pse nuk e ka lënë asnjë ditë punën si blegtor, por sepse asnjë ditë s’ka reshtur së kërkuari suksesin në punën e tij, i cili me financim të qeverisë shqiptare, nga Skema Kombëtare e mbështetjes, 80-vjeçari dhe familja e tij sot i kanë dhënë formë një ferme të re blegtorale, shembull kuptimplotë për të gjithë”,- tha Rama. Frida Krifca, drejtoreshë e AZHBR, bënë të ditur se në qarkun e Kukësit janë investuar 3.2 milionë euro. “AZHBR, që prej krijimit të saj ka financuar rreth 87 000 projekte me vlerë financimi mbi 100 milionë euro.  Në qarkun e Kukësit kemi mbështetur 2 400 projekte, me vlerë financimi rreth 3.2 milionë euro. Financimet kanë qenë të natyrave të ndryshme, bimë medicinale, blegtori, ndërrim plastmasa…etj”,- tha Krifca.

Ajo sqaroi se ferma blegtorale e zotit Zeqiri ndodhet në fshatin Tpla të Bajram Currit dhe është mbështetur nga skema kombëtare për mbështetjen e bujqësisë. “Është një investim për fermë blegtorale, ku mishi i gjedhit përdoret për shitje. Jemi në Tplas, ku është shtrirë në fushë prej 600 hektarësh dhe në anë të kësaj fushe është dhe ferma blegtorale e zotit Zeiqiri”,- tha Krifca. “Kemi nisur me bagëtitë e imta fillimisht dhe kemi mbërritur këtu tani. Kam mbi 2 000 krerë bagëti. Nga ora 8 e mëngjesit dhe deri në darkë merrem me këtë punë. Prej sa çohem në mëngjes, hap derën e sallës dhe kontrolloj situatën. Pasionin për blegtorinë e kam pasur që fëmijë. Viçin vjen e merr tregtari me automjetin e tij dhe e merr 7 muajsh. Këto tregtohen në Tiranë, Shkodër, Bajram Currë, tregu është i gjerë.

Kemi modernizuar sallën, e cila nuk ka qenë në këtë formë që është sot. Kjo është me  standarde moderne.  Po ashtu kemi vendosur kamerat dhe monitorojmë 24-orë situatën në sallë. “,- tha Zeqiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME