Pulë me patate dhe kos
Përbërësit:
2 qepë mesatare
5 thelpinj hudhra
500 gr fileto pule
Kripë dhe piper i zi
1 lugë kafe piper i kuq
1 spec i kuq
1 kg patate
1 lugë gjelle erza të thata
1 lugë kafe rozmarinë
3 kokrra vezë
1 lugë gjelle miell
700 ml kos
2 domate
Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një tigan të thellë kavardisim qepën derisa të zbutet, shtojmë hudhrat, i kavardisim, me qepën dhe më pas shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël. E kavardisim derisa të zbardhet mishi. Shtojmë kripë, piper të zi, piper të kuq, specin e prerë në shirita 3-4 cm. I përziejmë dhe më pas shtojmë patatet të prera në feta. I trazojmë, shtojmë erëzat, rozmarinë dhe i lëmë dhe pak të gatuhen. Më pas i shtojmë në një tavë. Presim domatet në feta të holla dhe i vendosim sipër patateve.
Në një tas rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë miellin dhe I përziejmë përsëri vezë miell, kos duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi.
Shtojmë kosin me vezë në tavë, duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim në tavë letër alumini dhe e pjekim në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.