Ëmbëlsirë me biskota dhe krem
Përbërësit:
3 lugë çaji kafe mesatare
600 gr qumësht
Lëkur e 1/2 limoni
200 gr biskota
3 kokrra vezë
4 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle miell
90 gr lajthi
100 gr çokollatë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim një kafe me pak sheqer si zakonisht. Në një tenxhere vendosim qumështin dhe 2 feta lëkurë limoni. E vendosim në zjarr për të marrë valë.
Në një pjatancë apo tepsi vendosim biskotat duke e mbuluar të gjithë sipërfaqen e enës.
Me kafen e përgatitur lagim të gjitha biskotat duke I spërkatur në tavë aty ku I kemi vendosur.
Në një tenxhere tjetër rrahim 3 vezë, 4 lugë gjelle sheqer, (por lugët jo t’I mbushim plot), i trazojmë me tel dore dhe shtojmë miellin. I trazojmë bashkë derisa të formohet një masë kremoze. Largojmë lëkurën e limonit dhe shtojmë qumështin në enën ku kemi përzierë vezët me sheqer dhe miell. Vendosim tenxheren në zjarr të marrë valë për 4-5 minuta dhe më pas, sa t’I bjerë pak vala e shtojmë dhe e nivelojmë mbi biskota.
E spërkatim sipër me lajthi të pjekura dhe të grira, e lëmë të ftohet dhe më pas e mbulojmë me çokollatë të copëtuar hollë.
E ndajmë në racione dhe përsëri shtojmë çokollatë të copëtuar.