Categories Kuriozitete

9-vjeçarja rrëshket 40 herë teksa tenton të ecë në rrugën e akullt, në anën tjetër e priste i vëllai

Pamjet e një vajze të vogël e cila rrëzohet rreth 40 herë teksa tenton të ecë në një trotuar të ngrirë në kryeqytetin e Ukrainës, janë kthyer së fundmi në ‘hit’ të internetit. Nëntë vjeçarja Maria Moiseyenko përpiqet me të gjitha forcat kundër të ftohtit ektrem teksa tentativat e saj qesharake janë kapur nga kamerat e sigurisë në qendër të Kiev.

Në pamje kalimtarët shihen që tentojnë ta ndihmojnë teksa ajo tenton të nisë ecjen në rrugën e kalldrëmtë Andriyivsky Uzviz, një nga rrugët historike të kryeqytetit të Ukrainës. Vendi u kthye në një pistë patinazhi në 10 tetor pasi moti i lagësht u ndoq nga temperatura nën zero. Pamjet tregojnë bajzën e vogël me çantë shpine teksa tenton pa sukses të ngjitet në rrugën e pjerrët.

Ajo vazhdimisht përpiqet të ngjitet në trotuarin e tatëpjetë por çdo përpjekje e saj përfundon në rrëzim në gjunjë e duar. Sapo Maria arrin të ringrihet në këmbë, bie përsëri në rrugën e akullt. Një kalimtar shihet që tenton ta ndihmojë, por pas rrezimeve te saj i dëshpëruar ngre duart në ajër dhe largohet.

Por dështimet nuk e dekurajojnë vajzën e cila nuk heq dorë dhe në fund arrin t’ia dalë deri në fund të rrugës. Duke folur më pas me mediat, Maria shpjegon se po nxitonte drejt vëllait të saj i cili ishte në fund të rrugës, për të shkuar në shtëpi së bashku.

Vajza tha se merret me gjimnastike, dhe ‘di si të bjerë’: “Trotuari ishte aq i rrëshkitshëm sa ishte e pamundur të qëndroje në këmbë”. Maria shtoi se rrjedhimisht u takua me vëllanë e saj dhe shkuan së bashku në shtëpi.

Nëna e tyre Inna Moiseyenko tha se Maria, të cilën ajo e quan Masha, dhe vëllezërit e saj, janë mësuar ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe mos dorëzohen kollaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME