Categories Sport

U shpall lojtari më i mirë në botë duke lënë pas Ronaldon e Mesin, historia e pathënë e Lewandowski

Robert Lewandowski u emërua lojtari i viti nga FIFA në të enjten e kësaj jave, duke mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin që ishin në garë. Mundë të thuhet se ai nuk do të ishte në këtë rrugë, po mos të ndodhte një shpêrthim vullkanin para 10 vitesh.

Sulmuesi polak ka qenë në formë mahnitëse këtë vit. Në 2019/20 ai shënoi 55 gola në 47 ndeshje dhe më në fund mori në duart e tij trofeun e Ligës së Kampionëve, që i shpëtoi në kohën kur ishte Borussia Dortmundi, klubi me të cilin karriera e tij u lartësua shumë.

Në prill të vitit 2010, Blackburn Rovers kishte vënë shikimin në 21-vjeçarin e atëhershëm që luante te Lech Poznan. Marrëveshja ishte afër përfundimit, dhe gjithçka që mungonte ishte që Lewandowski të udhëtonte në Angli për të finalizuar kushtet personale.

Por, shpêrthimi i vullkanit në Eyjafjallajokull në Islandë ndaloi udhëtimin në Evropë.

“Nuk mund të udhëtoja për në Blackburn për shkak të vullkanit, por doja të shkoja për të parë se si ishte klubi”, kishte thënë Lewandowski në atë kohë. “Sikur të kisha shkuar, të kisha parë klubin, stadiumin dhe gjithçka tjetër, mund të ishte bërë zgjedhja ime e parë”. Lewandowski më pas u bashkua me Dortmundin dhe nën drejtimin e Jurgen Kloppit, karriera e tij shpêrtheu. Dhjetë vjet pas këtij shpêrthimi, polaku është emëruar lojtari më i mirë në botë për vitin 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME