Categories Lajme

“A deklaroheni fajtor?” Jakup Krasniqi ngrihet në këmbë para gjykatësit dhe përgjigjet: Nuk kam asnjë faj, nuk di si ta them ndryshe!

Duke filluar nga e dita e sotme, ish-krerët e UÇK-së do të dalin përpara Gjykatës Speciale të Hagës. I pari që ka dalë në Gjykatën Speciale është Jakup Krasniqi në ora 11 paraditen e sotme, ndërsa ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dalë në ora 3 pasdite.

Duke ju përgjigjur gjykatësit nëse deklarohet fajtor apo jo në lidhje me akuzat e ngritur për të, Krasniqi theksoi se nuk deklarohet fajtor dhe se nuk ka asnjë faj.

“Kam pasur një bisedë dje me avokaten mbrojtëse dhe i kam shikuar pikat e aktakuzës. Unë më herët e thash, unë nuk ndihem fajtor dhe as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë. Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj vetë nuk di si ta them ndryshe.”- u shpreh Krasniqi.

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi mbajti fjalimin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpreh se ndaj tij është duke u kryer një padrejtësi e madhe, pasi nuk ka kryer asnjë prej krimeve për të cilat akuzohet.

Krasniqi u shpreh se ndaj tij ka pasur sjellje ç’njerëzore gjatë transportit nga paraburgimi për në djhomën e Gjykatës Speciale, ndërsa shtoi se ai është shqiptar, as katolik dhe as mysliman. Ish-kreu i Kuvendit tha se nuk donte që të kishte fare avokat mbrojtës, por është bërë shkak familja që ai ta pranojë një të tillë.

Krasniqi këmbënguli se ai nuk ndjehet fajtor dhe as përgjegjës për asnjë nga pikat që thuhet në aktakuzë, ndërsa shtoi se lufta e UÇK-së për liri ishte e drejtë, dhe për këtë shkak mori dhe përkrahje të shumtë ndërkombëtare.

“Së pari, dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 Nëntor 2020, me akuzë për pjesëmarrje kriminale të përbashkët, dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit ashtu siç më trajtuan mua nga godina e burgut, e deri në këtë godinë.

Prandaj e ndjej veten më shumë se mirë, dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të jem në petkun e njerëzve që kanë pekt krimineli, në asnjë deklaratë timen, nuk e kam orientuar gishtin nga popullsia civile, unë jam shqiptar nuk jam as katolik dhe as mysliman.

Më lejoni të them disa çështje për aktakuzën, që cilësimi se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, familjen time, e shokët e mi, nuk ka gjë më fyese, që në rrethana për jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë, dhe të shtetndërtimit, që i arritëm në bashkëpunim me SHBA-në, vendet e BE dhe Nato. Ndërmarrje e përbashkët kriminale, është jo shtetasit serbë, por koka e saj në Beograd, dhe mbështetësit e politikave të tyre.

Besoj shumë se kët e dinë, çdo qytetar i arsimuar, që është së paku mbi 30 vjeç dhe jeton në vendet e demokracive perëndimore, aty ku janë rritur dhe edukuar, me vlerat e botës  që kanë të bëjnë me vlerat dhe me liritë e njeriut.

Unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë, dhe ata më kanë pas dënuar pse kam lexuar libra, pse kam fol dhe pse e kam kundërshtuar këtë regjim, më shumë të drejtë kanë pas ata, sesa kjo që unë sot gjendem këtu. Populli ynë e ka një fjalë që njeriu është më i fortë se guri, dhe atë që se mban guri e mban njeriu. Ne kemi vuajtur shumë padrejtësi, dhe nuk mund të vuajmë më shumë.

Nuk më duhet avokati, nuk mbaj asnjë përgjegjësi për këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mos veprimit, detyra ime ka qenë ajo e zëdhënësit të UÇK-së, detyra që më ka flejtur më së shumti në shpirt. Gjithçka që kam bërë ka qenë publike, jo vetëm në shqip, në çdo gjuhë tjetër, unë i kam dhënë zë luftës së UÇK-së, në rrethana tepër të vështira, ishim të vendosur që kishim të drejtë të fitonim për liri.

Sikur vetëm një faj ta kisha nga ato që ngarkohem në aktakuzë… jam këtu në patëdrejtë, duhet të jem në vendin tim, në familjen time, nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme, padrejtësia ndaj meje është shumë e rëndë”, u shpreh Krasniqi. (M.Q/ E.K/ Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam ajo budallaqja Meloni. Si je?”, kryeministrja italiane vë me shpatulla pas muri zyrtarin që e ofendoi

“Puno në vend që të protestosh”. Kjo këshillë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni drejtuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakroi me thikë dy persona, 30 vite burg për Fatmir Dervishin

Pas dy dekadash nga masakra e 1 janarit të 1997 në zonën e Alessandria ku…

LEXO ME SHUME