Categories Lajme

A do kthehet opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore? Basha: Nëse dështon, PS përgjegjëse!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për pyetjen nëse opozita do të rikthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore, tha se për opozitën është kusht që t’iu ofrojë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, duke mos dhënë një përgjigje direkte. “Ne do bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të garantuar një proces, ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre të votës. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja jonë. Ne nuk mund të jemi pjesë e një procesi fasadë. Nuk varet nga ne rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore. Veprat e javës së kaluar treguan se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është përgjegjëse për pengimin e reformës. Ne do bëjmë gjithcka për t’iu dhënë shqiptarëve kushte më të mira për zgjedhje”, deklaroi Basha.

Pyetje: Kërkesa e Metës për hetim ndërkombëtar ishte pjesë e diskutimit?

Basha: Hetimi i tyre është kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, që do të bëhet realitet vetëm kur vendi të mos kontrollohet nga qeveria. Nuk e di sa i mundur do të jetë në këto kushte, por me këtë qeveri ky krim nuk mund të hetohet.

Pyetje: Dua t’iu ripyes edhe njëherë, do të ktheheni në tryezën e Reformës Zgjedhore?

Basha: E bëmë të qartë që ne e kemi kusht të ofrojmë zgjedhje të lira e të ndershme, por nuk ka vullnet nga pala tjetër. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është tërëssisht e PS, fasadë nuk mund të jetë.

Pyetje: Nesër ka sërish protestë, do të jeni dhe ju?

Basha: Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jetë edhe nesër në protestë. Ky është e keqja e Shqipërisë, po shkatërron Shqipërinë. Ka shkaktuar mjerim ekonomik kudo. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë se largimi i kësaj të keqeje, i Edi Ramës, është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME