Categories Lajme

A do ta japë dorëheqjen Meta po fitoi Rama në 25 Prill? Përgjigjet Presidenti: Ju nuk keni fare besim te populli shqiptar

Presidenti i vendit Ilir Meta, gjatë një interviste të dhënë për emisionin Çim Peka Live, iu përgjigj pyetjes së gazetarit Arjan Çani se a do ta japë dorëheqjen nëse zgjedhjet e ardhshme fitohen sërish nga regjimi aktual. Meta u përgjigj duke thënë se populli ka kaluar shumë beteja dhe sfida të rëndësishme dhe padyshim do ta kalojë dhe këtë.

Çani: Do isha kurioz të dija, se po të dëgjosh presidentin të krijohet idea se jetojmë në një vend normal demokratik. Unë mendoj që nuk kemi ndonjë dallim nga afrikanët përveç ngjyrës së lëkurës. Kur ka në plan të ndryshojë analizën e tij ndaj problemevet të mëdha që ka vendi? Ai flet sikur jemi në një vend normal, por nuk jemi. Mendoni që jeni njeriu i parë në këtë vend që të krijoni një model ndryshe, se po vahzduat të flisni kështu populli do mendojë që ne kemi vetëm diagnozën, por si do zgjidhet kjo gjë?

Meta: Kam përshtypjen që jeni të zhgënjyer nga toni im i qetë. Unë kam thënë si president të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Këtu ka krizë legjitimiteti, sigurisht që nuk jetojmë në një vend normal e 100% demokratik. Shumë institucione janë kapur. Modeli im ka qenë i qartë. Jam presidenti, do mbështes kushtetutën.

Çani: Jeni vetëm… Meta: Asnjëherë s’e kam ndjerë veten vetëm, e patë në 2 mars. Dhe po të isha vetëm do e vazhdoja këtë betejë.

Çani: A do e jepni dorëheqjen nëse në 26 prill do jetë prapë ky regjim?

Meta: O Çani ju nuk keni besim fare te populli shqiptar. Populli ka kaluar shumë beteja dhe sfida të rëndësishme, do e kalojë dhe këtë.

Abilekaj: Vitin tjetër me shumë shpresë do ndërtohet tërësisht GJK. Nëpërmjet GJK me 9 anëtarë mund të dalë dhe presidenti jashtë loje, pasi një dekret i juaji do dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe mund të rrrëzohet.

Meta: Ne vitin tjetër kemi një problem kryesor. Çdo gjë lidhet me 25 prillin tani e në të ardhmen. Për të gjitha institucionet. Parlamenti i ardhshëm jam i bindur që do të ketë legjitimitetin e plotë për çdo çështje. Gjithmonë në respekt të 140 votave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME