Categories Lajme

A do ta shpërndajë parlamentin?, si përgjigjet Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u pyet sot nëse do ta shpërndajë parlamentin e Shqipërisë. “S’jam votuar nga ky Kuvend dhe jam shumë i lumtur për këtë,” ishte reagimi i parë i kreut të shtetit.

“Situata në Parlament nuk është normale dhe kjo është përgjegjësi e dy palëve,” u përgjigj presidenti Meta. “Edhe e mazhorancës që i ngushtoi opozitës hapësirat, por edhe opzozitës që zgjodhi rrugën e delegjitimimit të institucioneve,” shto ai. Sipas Presidentit, Kuvendi po bën veprime ilegjitime që prej largimit të opozitës. “Unë mendoj që ky Kuvend që bën veprime të tilla që po fton me shpejtësi të madhe delegjitimimin e të gjitha institucioneve, e vetmja punë e mirë që duhet të bëjë është të vetëshpërndahet,” tha Meta në Euronews.

Presidenti vazhdoi më tej duke e cilësuar punën e parlamentit të shkëputur nga realiteti dhe që nuk ofron garanci për normalitet politik dhe institucional të vendit. Gazetarja e pyeti nëse kjo përgjigje nënkupton se kreu i shtetit ka vendosur të mos e shpërndajë parlamentin.

“Parlamenti jashtë standardeve të kushtetutës se duhet të kishte 140 deputetë. Zëvendësimi i deputëtëve ka ndodhur në mënyrë të paligjshme kur kodi ka procedura të qarta,” u përgjigj presidenti. “Presidenca është kala për mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj mazhorancës, opozitës, ndaj vagabondëve ndërkombëtarë që e dinë që kushtetuta e Shqipërisë që mund të përdhoset. Deri më 24 korrik të 22 është kala nuk afrohet njeri për kushtetutën,” shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME