Categories Lajme

A do të kemi mbyllje së shpejti? Rama flet për ‘të zezën mbi të bardhë’ që kanë bërë gati prej kohësh

I pyetur nga gazetarët nëse qeveria po mendon një mbyllje të dytë të vendit për shkak të rritjes pa kontroll të shifrave të infektuarve dhe vdekjeve, kryeministri Rama është shprehur se asgjë nuk është jashtë parashikimeve. Sipas tij derimë tani është ndjekur strategjia e sugjeruar nga komiteti Teknik i ekspertëve, çka ka funksionuar. Kryeministri ka folur dhe rreth testeve të shpejta dhe pse nuk po aplikohen në vend. Gjithashtu Rama ka shpjeguar që numri i testeve të përgjithshëm të referuar në publik është numri i testeve të bëra në institucionet shtetërore, jo private,

“Së pari asgjë nuk është jashtë parashikimeve, ne kemi një strategji vjeshte dimër e shkruar zeza mbi të bardhë. Manastirliu ka folur pa pushim për rrezikun e madh të valës së dytë për shkak të relaksimit në përballjen pasi u kalua një fazë e ndërmjetme ku faktikisht gjërat u dukën sikur po shkonin drejt normalitetit.

Ajo që dua tju them me bindje se po bëjmë gjithçka dhe askush tjetër spo bën më shumë. Dhe është fatkeqësi e madhe që një parti që pretendon që do bëhet shumicë dhe do të qeverisë vendin pas 25 prillit dhe që u lajmërua nga kryetari i PD në dilemën e tij mes shifrave dhe që përsërit çdo ditë që spitale janë në kolaps që nuk bëhen teste që duhet të bëhet ajo dhe kjo, thua që është i autorizuar nga ndonjë mandat eksperti është shumë e dëmshme sepse spitalet janë shumë larg të qënurit në kolaps. Është hapur Covid 3 dhe është gati Covid 4.

Kam pasur një bisedë të gjatë shteruese me ekspertët e komitetit teknik dhe është e nevojshme të mësohet se ne nuk i numërojmë testet që bëhen në privat përveçse ato pozitivet, por numri i testeve të përgjithshëm është vetëm ai i bërë në institucionet publike dhe ne nuk bëjmë teste të shpejta jo se nuk i gjejmë dot por është parë nga ekspertët për të bërë testet jo të këtij lloji, por dhe testet e shpejta do të hyjnë së shpejti. Unë kam besim absolut tek ata njerëz dhe kam mundur të shoh vazhdimisht se fjala e tyre ka dalë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME