Categories Lajme

Mbështet Trump apo Biden? Rama: Ç’më çoni deri në Amerikë,

Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me zgjedhjet në SHBA, ku preferoi që të mos bënte asnjë diferencim mes kandidatëve, për të cilët tha se i kishte të dy miq. Rama tha se nëse gazetarët do e kishin pyetur për Lulzim Bashën dhe për Monika Kryemadhin, ai padyshim të preferuarin e tij ka kreun e PD-së, por mes Biden dhe Trump nuk mund të zgjedhë pasi i ka miq të dy.

“Nëse më pyesni për preferencën mes Lulzim Bashës dhe Monikës, mund t’iu them pa hezitim që më pëlqen Lulzim Basha, po që të më çoni në Amerikë dhe të më kërkoni mendim për dy njerëz që i kam shumë miq të dy sikur nuk shkon. Për Monikën dhe Lulzim Bashën, dihet që kam mik Bashën”, u shpreh Rama.

Rama duket se ka reflektuar pas katër vitesh, pasi në 2016 ai do të bënte një deklaratë të çuditshme, kur thoshtë ”larg qoftë” nëse Trump do të vendosej në krye të SHBA-ve, në një deklaratë për CNN. “Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme.

Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftërat që bëjnë përkrah Amerikës”, shprehej Rama asokohe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME