Categories Lajme

A duhet të largohet Basha nëse humb zgjedhjet? Përgjigjia befasuese e Nishanit…

Ish-Presidenti Bujar Nishani ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arena”, ku ndër të tjera u pyet nga gazetari Roland Qafoku nëse duhet të largohet ose jo Lulzim Basha nga posti i Kryetarit të PD-së nëse humbet zgjedhjet.

Nishani tha se askush nuk është i pazëvendësueshëm, por shtoi se ta devijosh diskursin politik a do të iki, a s’do të iki lideri, ti e ke futur forcën tënde politike në një diskurs absolutisht disfatist që nuk i shërben asgjë.

“Unë e kam dëgjuar edhe këto ditë këtë. Të diskutosh apo devijosh diskursin politik para zgjedhjeve te mundësia e largimit të kryetarit dhe propabiliteti i largimit të kryetarit, absolutisht e fut të gjithë subjektin tënd politik, e fut në tezën e disfatës.

Politika është perceptim dhe ti e di ndoshta më mirë se sa unë se je analist dhe gazetar i vjetër. Askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Por që ta devijosh diskursin politik a do të iki, a s’do të iki lideri, ti e ke futur forcën tënde politike në një diskurs absolutisht disfatist që nuk i shërben asgjë. Prandaj, unë mendoj që do të jetë shumë gabim për këdo nga ana e Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj nëse e kthejnë në diskutim.

Nuk mund të jetë objekt diskutimi kjo gjë. Ne futemi në zgjedhje per të fituar. Ju si gazetar jeni në të drejtën tuaj dhe ju kërkoni të eksploroni mendime dhe qendrime por kjo nuk mund të bëhet në parti”, tha Nishani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME