A duhet te ndertohen dy rezorte e te zvogelohet siperfaqia e zones se mbrojtur Vjose-Zvernec-Narte ?!
Vazhdim Nr.3
Ne kuader te objektit te veprimtarise se vete shoqata PPNE Vlore ne date 28.01.2020 ne mjediset e Qendres Rajonale Rinore Vlore organizoi me shoqata mjediore dhe qytetare dashamires te mbrojtjes se mjedisit takimin: “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile ( rjeti “Riviera Blu”, Vlore ) për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” me tematike: “Perse nuk duhet te ndertohen dy rezorte dhe te zvogelohet siperfaqia e zones se mbrojtur Vjose-Narte. Ne takim u prezantuan disa argumente ligjore dhe proceduriale ne mbeshtetje te mbrojtjes te zones se mbrojtur:
7.ZM eshte pasuri kombetare ne interes te brezave te sotem e te ardhshem , jane te ndjeshme ndaj faktorit antropik nderkohe qe jane te lakmuara nga investitoret e huaj dhe te vendit.
8.ZM eshte me status ligjor, ligji Nr. 81 date 4.5.2017 duke i siguruar mbrojtje te vecante biodiverstietit dhe natyres se tyre e me objekt administrimin, menaxhimin e përdorimin e qëndrueshëm te tyre.
9.Sipas IUCN eshte detyrimi per angazhim efektiv per permiresim te qeverisjes se burimeve natyrore , ruajtja e biodiversitetit, miremenaxhim i ekosistemeve ne respektim te kuptimit te legjislacionit te BE

