Categories Politike

“A ju ka shkuar ndërmend të jepni dorëheqje?” Ministrja, e quan “hienë” demokratin

Tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në vend është bërë sërish objekt debati në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’. Pasi sekretari organizativ në PD Eno Bozdo e pyeti ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka nëse i kishte shkuar ndërmend që të jepte dorëheqje pas tërmetit shkatërrimtar, pasi sipas tij ajo u kishte dhënë garancinë banorëve në Thumanë që të jetonin në ato pallate, kjo e fundit është kundërpërgjigjur.

Ministrja pohoi se nuk është kompetencë e detyrës së saj që të përcaktojë dëmet e shkaktuar nga tërmeti, por e pushtetit lokal. Duke iu përgjigjur ‘flakë për flakë’ Bozdos, ministrja Xhaçka pyeti demokratin se ku ishte ditën kur ra tërmeti, ndërsa shtoi se ai sot po bënte ‘hienën që ha çfarë ka ngelur nga kufoma politike’.

DEBATI
Bozdo: A ju ka vajtur ndërmend që të jepni dorëheqje?

Xhaçka: Atëherë, unë po ju them e kam parë dhe e kam konsumuar me shumë dëshpërim këtë që po ndodh gjatë këtyre ditëve nga opozita. Është thellësisht realiste që në situata të tilla, vende që u ka ndodhur kjo, se kanë zgjidhur me një të rënë të gishtave dhe me një lëvizje me shkop magjik, por me shumë vështirësi dhe ndihmë. Ka shumë fshatra që si kemi vlerësuar, pasi nuk i kemi kapacitetet që ta bëjmë këtë. Por po veprojmë në rekord me kohën. Do ishte e udhës që opozita dhe ju Bozdo të vini në tryezat e ekspertëve. Dhe të kontribuoni. Do ishte më e vlefshme që ata që i quan i inxhinierët tuaj, që mos t’i mbani nëpër salla, por t’i sillni në terren. Po ju them edhe njëherë se di se çfarë prisni ju nga shteti shqiptar, por gatishmëria e qeverise është ajo që bën emergjencat operacionale. Janë të gjithë aktorët që bëjnë një punë për të përballur fatkeqësinë natyrore. Që në momentet e para, ky ishte një tërmet që shkaktoi panik dhe tek ata njerëz që vrapuan tek qytetarë. Dhe kishin familjet e tyre në atë stres. Paniku është armikut më i madh në rastet e këtyre fatkeqësive natyrore. Po ju them se gatishmëria e shtetit është ajo. Në kohë rekord, nga Thumana në Durrës, dhe në banesa të tjera që ka pasur probleme, e dini se sa e vështirë ka qenë shpërngulja operacionale. Se kemi as ushtrinë, as zjarrfikëset dhe komisariatet e policisë që të vinin pas çerek orëshit të parë. Kemi parë deklarata të qytetarëve, që u dukej një minutë si orë. U jam falënderues mediave për deklarata e tyre, por ka pasur dhe kakofoni. Edhe kur deklaronim një viktimë për të cilën nuk ishim të qartë nëse duhet të deklaronim apo jo, edhe qoftë tek raportimet e tjera. Ka qenë shumë i vështirë për t’u menaxhuar. Mos ngatërroni ekipet e kërkim shpëtimit me reagimin e parë. Në reagimin e parë keni parë dhe ushtarë që s’janë pjesë e epikeve të kërkim-shpëtimin. Keni parë dhe struktura të policisë që s’janë pjesë e ekipeve të tilla. Strukturat u vendosën pasi u vendosa perimetri i sigurisë. Insistoj edhe njëherë; në momentin e vendosjes së perimetrit të sigurisë, çdo informacion që keni marrë, i keni marrë nga zyra e Ministrisë së Mbrojtjes. Kemi qenë të emocionuar nga 600 e kusur persona që përbënin ekipet e ndihmës.

Bozdo: Duhet t’ju përgëzoj se gjeta diçka të vërtetë fjalën tuaj të gjatë, që nga një zyrtar i lartë që pohohet se nuk keni kapacitete dhe dhjetra fshatra 3 javë i keni pas tërmetit të pa lokalizuar. Kjo ka kosto personale për ju. S’keni pasur infrastrukturë dhe mjete infrastrukture. Sikur mos të ishin ekipet që erdhën nga jashtë, bilanci do të kishte qenë i madh. Ju keni dhënë garanci personale për ata banorë të Thumanës që shtëpitë e tyre janë të kontrolluara dhe që ata të jetojnë atje….A mbani përgjegjësi morale për këtë gjë? A menduat të jepnit dorëheqje??Doja një përgjigje të ndershme se ka të bëjë me moralin e kësaj qeveri. Do ta jepni dorëheqjen apo jo.

Xhaçka: Zoti Balla… zotni dukshëm….Patjetër që duhet ta ketë të dëgjuar se nuk i ka bërë as detyruat e shtëpisë që ka ardhur në studio.

Bozdo: Jeni e filmuar zonja ministre që pas 21 shtatorit çdo gjë është e certifikuar. Duhet të ruani minimumin e ndërgjeshmërisë. Jeni kapur në filmim. Mbani përgjegjësi morale për këtë gjë.

Balla: A ka pasur një vlerësim konkret nëse këto banesa ne Thumane u panë dhe si u vlerësuan pas tërmetit të 21 shtatorit??

Xhaçka: Të ftuarit tuaj duhet të kishin ardhur të përgatitur se kush janë përgjegjësitë ligjore të të gjithë aktorëve që janë përgjegjës për emergjencat civile. Jam kurioze të di se ku ishit atë ditë? Dua t’ju përgëzoj juve për guximin për të bërin hienën që të hash se çfarë ka ngelur nga kufoma politike që ju perceptoni si të tillë. Përgjegjësitë për të bërë vlerësimin e dëmeve kur nuk është shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, është e pushteti vendor. Me vendim të Këshillit bashkiak dhe me të gjithë grupet e ekspertëve të ngritura në pushtetin vendor. S’më takon mua të flas për këtë proces. Aktorët e kanë përgjegjësi për vlerësimin e dëmit dhe marrjen e masave. S’më keni dëgjuar ndonjëherë mua, sepse ministria e Mbrojtjes se bën këtë gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME