Categories Lajme

“A ke cigare?” Banda me 10 shqiptarë rreh me gru.shte nënën dhe dy djemtë e saj

Një bandë me të rinj shqiptarë ka terrorizuar të gjithë plazhin e Riminit me aktet e tyre barbare kundrejt një familje italiane. 10 shqiptarë kanë provokuar dhe më pas rrahur dy djem të rinj italianë, madje edhe nënë e tyre e cila i ka shkuar në ndihmë djemve të saj.

Gjithçka ka nisur në një lokal pranë vijës bregdetare në Riviera Romanjola, ku dy djemtë italianë 15 dhe 18 vjeçarë, kanë shkuar të blejnë diçka në pastiçeri para se të mbërrijnë në banesën ku qëndronin për pushime. Aty djemtë janë ngacmuar nga banda e shqiptarëve. “A keni një cigare?” i ka thënë njëri prej shqiptarëve dhe aty pak minuta më pas ka nisur dhe rrahja. Pa asnjë arsye, shkruajnë mediat italiane.

18 vjeçarit  i është thyer hunda nga grushtet kurse vëllai i tij i vogël mori goditje në trup e fytyrë  E teksa dy djemtë e saj po rriheshin, nëna dëgjon nga dritarja e apartamentit të bërtirurat dhe menjëherë shkon të ndihmojë. Por banda me 10 shqiptarë nuk kursen as gruan, e cila ka marrë grushte e shkelma gjithashtu. Sipas medias italiane, djemtë kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve që kanë marrë, përfshi këtu edhe nënën e tyre.

Policia ka ardhur më vonë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të kapur 10 shqiptarët. Kamerat e sigurisë kanë treguar disa momente të dhunës dhe tashmë është çështje kohe derisa shqiptarët të identifikohen dhe arrestohen. Ngjarja e rëndë u shënuar ditën e djeshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME