Teksa ka më shumë se tre orë që kanë nisur diskutimet në komisionin e Edukimit dhe të Medias, deputetët e opozitës kanë ashpërsuar tonet me ministrin Sandër Lleshaj, kur është diskutuar për ngjarjen e rëndë në Kavajë.
Sipas Lleshajt për rastin e vajzës që u detyrua të kryente marrëdhënie me disa të mitur, ka persona që tashmë janë vënë në pranga.
Pjesë nga debati mes Lleshajt dhe deputetëve:
Lleshaj: Dhunuesit e Kavajës janë proceduar në castin zero kur ka marrë njoftim dhe janë arrestuar para se ky fakt të jetë bërë publik, ju flas me përgjegjësi shtetërore.
Vokshi: Besuan ish-kryeministrin shqiptarët
Lleshaj: Personat janë arrestuar para se të bëhej publike, por nuk ka ndërmarrë hapa për ti bërë publicitet kësaj gjëje të shëmtuar, të neveritshme kriminale, ajo është e fundit në radhë përballë një vepre të tillë që na bën të ndihemi keq si shoqëri, nuk e bëri policia atë, ju bëni komision hetimore për atë, policia reagoi me profesionalizëm, nuk ka bërë publicitet, se nuk meriton publicitet, por përgjegjshmëri
Vokshi: Policia e Shtetit e ka për detyrë të nxjerrë deklarata zyrtare, ama ju informoni publikun për ngjarjet që ndodhin dhe policia ka heshtur, e ka fshehur krimin, deri sa u bë publik nga ish kryeministri, pse e fshehët ju një krim monstruoz
Noka: Në cilën datë e keni bërë ju shoqërimin, në cilën datë bëtë procedimin? Nuk është shoqëruar dhe ndaluar asnjë person para se Berisha ta bënte publike, mos gënjeni se të ndodhë krimin, është krim, por të gënjesh është trefish krim.
Deputetet e PS: Mos luani me dhembjen e atyre qytetarëve atje, të asaj nëne
Noka: A keni vajza ju apo jo, je edhe nënë
