Categories Showbiz

A priste që Meritoni të linte shtëpinë pas eleminimit të saj? Ilnisa Agolli flet për herë të parë pas daljes nga BBVIP 3…

Ilnisa Agolli, një prej banoreve më të përfolura të Big Brother VIP 3, e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme pasi u eleminua në televotimin përballë Eglës dhe Meritonit, ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” me moderatoren Enxhi Nasufi ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje.

Duke u shprehur se mendonte se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, Ilnisa tha se është e lumtur që Meritoni është ende në shtëpi. Dhe sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eleminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.

Enxhi Nasufi: E prisje, që Meritoni të dilte siç e kishte premtuar?

Ilnisa: Kjo, kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke I thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë.

Pengjet nga eleminimi

“Mënyra sesi Egla u kthye në një kryefjalë edhe lajmotiv në të gjithë këtë eksperiencë, më bën të heshtur dhe të mendoj se ndoshta… a është ky modeli i dashurisë dhe njerëzores? Kështu duhet të shkojmë drejt Evropës?”

Teksa komentoi marrëdhënien e saj me Meritonin, gazetarja u shpreh se tek ai kishte gjetur mbështetje në çdo lloj forme ndërsa pyetjes nëse i kishte takuar familjarët e tij, preferoi të mos i përgjigjej.

“Unë te Meritoni jam mbështetur në çdo lloj forme. Pa njëri-tjetrin nuk funksionon. Ai është një model që literalisht jam frymëzuar, më erdhi një vetëpërmbajtje, një vetëkontroll. Unë jam shumë rebele në mendim por u frymëzova me durimin që ma dha ai djalë që e njoha aty brenda”- u shpreh Ilnisa.

Enxhi Nasufi: Nuk e di a ke komunikuar me familjarët e Meritonit, vëllai i tij kur ishte brenda nuk pranoi të të takonte…
Ilnisa: Po më duket vetja sikur jam akoma në shtëpi me këto pyetje. I bëjmë një skip kësaj pyetje. Kam vetëm pak orë jashtë dhe po ambientohem akoma.

Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot

Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut: Si na përdhunonin prokurorët e sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…

Alida Hisku, një ndër artistet më të famshme shqiptare para viteve ’90, ka tronditur publikuan…

LEXO ME SHUME