Categories Lajme

AAK: Nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi shkon në zgjedhje

Deputetët e AAK-së nuk do të votojnë emër tjetër për president pos liderit të tyre, Ramush Haradinaj. Deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për mediat vendase është shprehur se nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e AAK-së, vendi shkon në zgjedhje.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, mbrëmë në Pressing të T7 deklaroi se partia e tij nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për shef të shtetit.  “Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha, po ashtu, se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e votojnë për shef të shtetit vetëm kandidatin që vjen nga radhët e subjektit të tyre politik. Deklaratës së Hoxhajt i është përgjigjur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Ish-ministri i Infrastrukturës tha se 14 deputetët e AAK-së do ta votojnë vetëm Ramush Haradinajn për president dhe jo ndonjë propozim tjetër. “E kemi thënë vazhdimisht se Aleanca është e vendosur në këtë drejtim. Ne si Aleancë e kemi ofruar kandidatin tonë z. Haradinaj për postin e presidentit dhe për këtë nuk bëjmë kompromis. Ne vlerësojmë propozimet e partive tjera, në këtë rast edhe të PDK-së por ne jemi të vendosur që 14 votat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk shkojnë për asnjë personalitet tjetër përpos kandidatit tonë z. Haradinaj”, tha Lekaj.

Ndër të tjera ai shtoi se nëse partitë e tjera nuk e përkrahin liderin e tyre atëherë vendi shkon në zgjedhje. “Nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e Aleancës atëherë nuk ka tjetër zgjidhje përpos që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh Lekaj. Ndërkaq, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, dje para mediave, tha se javën e ardhshme do të takohen me partitë politike për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se është më mirë të arrihet pajtueshmëri për emrin e shefit të shtetit dhe jo të shkohet në zgjedhje të reja.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME