Categories Lajme

Abuzimi i 16-vjeçares nga njerku polic e kolegu, pezullohet shefi i Krimeve në Përmet!

Abuzimi seksual i 16-vjeçares nga njerku polic P.B dhe kolegu i tij, Artur Ago ka shkaktuar “tërmet” në Komisariatin e Përmetit. Shefi i Krimeve, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim për shkelje të rëndë disiplinore për shkak se kishte pasur dijeni  dhe nuk ka marrë masa.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër e ka konfirmuar këtë, duke bërë me dije gjithashtu se në dijeni kanë qenë edhe efektivë të tjerë, për të cilët ka nisur një hetim nga AMP. Vendimi për pezullimin e Çenkos është marrë më 19 shtator, një ditë pasi rasti i abuzimit u bë publik.

“Në lidhje me këtë ngjarje nga DVP Gjirokastër në datë 18.09.2025 ndaj punonjësit të policisë Komisar Dhurim Çenko me detyrë Shef i Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Përmet ka filluar hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore në bazë të Ligjit Nr.82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Neni 121, pika 1, gërma a “Mospërmbushja e detyrave, ose mos respektimi i përsëritur i afateve në përmbushjen e detyrave, të cilat kanë sjellë pasoja të rënda”.

Sa më sipër nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standarteve Profesionale në datë 19.09.2025 është marrë vendim për pezullimin nga detyra të këtij punonjësi policie deri në përfundim të hetimit disiplinor. Për të gjithë punonjësit e policisë për të cilët kemi pasur të dhëna se kanë qenë të implikuar në këtë ngjarje janë njoftuar strukturat e Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë – Gjirokastër”, thuhet në përgjigjen e drejtorisë së policisë Gjirokastër për gazetarin Piro Nase.

E mitura abuzohej prej tre vitesh nga njerku i saj polic, P.B, punonjës në policinë e Përmetit, ndërsa Artur Ago, punonjës në policinë e Tepelenës, e kishte ngacmuar seksualisht. Ngjarja e rëndë u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin nga polici Ago.

Përveç njerkut polic, P.B, dhe shpalljes në kërkim të kolegut Ago, në pranga u vunë edhe dy të tjerë, Kristian Prifti, 46-vjeç dhe shoku i tij Isi Pasho, 27-vjeç pasi shantazhuan policin Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre. Dy policët janë pezulluar nga detyra, ndërsa vajza e mitur qëndron nën kujdesin e familjes me asistencën e psikologëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Spanja shpallet kampione e botës, fiton me mundim ndaj Argjentinës

Kombëtarja e Spanjës e ka marrë epitetin e kampiones së botës pasi mposhti në finale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, njoftuan të dielën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë arrestohen3 persona . Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm

Janë vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme tre persona të cilët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Atentati ndaj Thimjo Rubati, policia jep detaje: U qëllua me armë zjarri para biznesit të tij!

Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku u qëllua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i emigrantëve në Tiranë, arrestohet në Rinas organizatori egjiptian

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të trafikut të klandestinëve. Seksioni për Hetimin e…

LEXO ME SHUME