Categories Lajme

“LSI pagoi 113 mijë USD për të bindur PD”, akuza e Kryemadhit: 9 deputetë të opozitës që ishin në parlamentin e 2013 dhe 2017 ishin “të blerë”

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi në News24 se kontrata e lobimit për të cilën akuzohet nga SPAK ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është bërë për të bindur opozitën që të votojë reformën në drejtësi.

Kryemadhi shtoi se në kohën kur PD refuzonte ti bashkohej tryezës së bashku me mazhorancën, 9 deputetë të opozitës ishin blerë nga mazhoranca për të votuar pro reformës.

Sipas saj, blerja e tyre kishte të bënte me përfitime që pushteti i ofronte. Por nuk arritën ti shijonin pasi hyri kompania amerikane që loboi me PD dhe ata e miratuan reformën.

Monika Kryemadhi: Më 3 shkurt të 2016, kompania amerikane  i kërkon Ilir Metës zbatimin e reformës në drejtësi.

9 deputetë të opozitës që ishin në parlamentin e 2013 ishin të “blerë” për të votuar pro reformës në drejtësi

PD nuk e pranonte, Donald Lu komunikonte vetëm me Metën e Xhafën, si bëhej që të ulej opozita për reformën, vetëm me amerikanët. Cfarë ndodhi? U mor një kompani amerikane në krye të së cilës ishte Denis Burke, po të bëni kërkim negociatori midis Xhafës, Donald Lusë dhe Lulzim Bashës për nenin e famshëm 88.

Ky është prokuror erdhi në Shqipëri ka ndenjur në ‘Rogner’ dhe ka negociuar dhe në qershor të 2016 PD ra dakord që të shkojnë drejt miratimit të reformës së drejtësisë e nenit 88 me consensus të plotë.

Ky është zotëria që ka firmosur kontratën me Petrit Vasilin vetëm për pjesën e reformës në drejtësi që u votua me 140 vota. Këta pretendojnë që ne paskemi  paguar 500 mijë dollar për lobim për LSI dhe Ilir Metën. Po të lexoni kontratën, thuhet që çdo shpenzim që do bëhet për ne do të paguhet nga LSI. Nga marsi deri në prill kemi paguar 3-4 fatura që I ka nxjerrë LSI.

Ne i kemi marrë këta zotërinjtë der inga marsi dhe kemi paguar 113 mijë dollar me faturë, që duhet ti paguante kuvendi shqiptar por që nuk i bënte dot për lobim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME