Categories Lajme

“Abuzimi më i madh financiar në historinë e Shqipërisë!”/Sejamini për inceneratorët: Fatkeqësi nëse Ahmetaj hetohet vetëm për hotelet

Neritan Sejamini ka folur për aferën e inceneratorëve, duke e konsideruar si abuzimin më të madh financiar në historinë e Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti deklaroi se dosja e inceneratorëve nuk po hetohet në thelbin e saj, por po fragmentarizohet për t’u mbyllur me akuza të vogla, pa e zbardhur aferën.

Sejamini shtoi se do të jetë një fatkeqësi nëse Arben Ahmetaj hetohet vetëm për qëndrimin në hotele me paratë e Klodian Zotos dhe jo për rolin e tij të mundshëm në aferën e inceneratorëve.

Kujtojmë se ish zv.kryeministri është thirrur ditën e sotme në SPAK për t’u pyetur nga prokurorët për një sërë çështjesh, mes tyre edhe për inceneratorët.

Pjesë nga biseda në studio: 

Neritan Sejamini: Kur kemi folur për inceneratorët, kemi folur që një grua çon një copë letër dhe brenda tre vjetësh ka monopolin e gjithë plehrave të Shqipërisë, pa ndërtuar inceneratorë. Megjithëse janë në hetim, inceneratori i Tiranës edhe pse i pandërtuar vazhdon merr para. Unë nuk e di, si po shpjegohen këto fakte. Po hetohet se si ka mundësi, që ky person nga hiçi ka marrë me urgjencë me bashkëpunimin e të gjithë insitucioneve këto kontrata? Si ka mundësi që vazhdon dhe merr para?
Fatkeqësia do të ishte që zoti Ahmetaj të hetohet për hotelet. Nëse flasim për inceneratorët, prokurorët duhet të shpjegojnë si u morën vendimet brenda 2-3 ditësh për ti dhënë inceneratorët kësaj? Interesi i publikut nuk është thjesht të dënohet Ahmetaj apo Dako, por të zbardhet korrupsioni. A po ndihmohet zbardhja e kësaj skeme? Nuk besoj.

Eugen Beci: Hetimi bëhet për të vërtetuar faktin penale, se ku është shkelur ligji dhe më pas ti  vëmë emrin se kush e ka shkelur. Deri sot që ne flasim, jo vetëm që nuk është qartësuar fakti penal apo çfarë ka ndodhur me inceneratorët, por gjykata kërkon saktësimin e faktit penal. Në hetim duhet të nxirrej a janë të sakta kontratat, si janë bërë mbledhjet dhe VKM-të, pastaj kur të përcaktohen shkeljet u vihet emri se kush e ka bërë.

Neritan Sejamini: Zbardhet skema, përveçse bëhet drejtësi, administrate kupton se ku gaboi. Kam frikë se prokuroria dhe qeveria po e fragmentojnë këtë çështje, me akuza të lehta, për t’i ikur thelbit. Bëhet fjalë për një nga abuzimet më të mëdha financiare në historinë e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME