Adelina Ismaili kohët e fundit ka filluar të jetë goxha aktive në rrjetet sociale dhe herë pas here është parë dhe në intervista.Së fundmi edhe pse vera po mbaron, këngëtarja ka zgjedhur të shkojë në pushime bashkë me bashkëshortin e saj Valin dhe djalin e tyre Uliksin.Ka qenë Vali ai që ka postuar fotografi në një plazh me djalin duke zbuluar edhe destinacionin që është Greqia.
Ndryshe nga ai, Adelina ka vendosur të rri e heshtur me postime nga bregdeti sidoqoftë ne i urojmë pushime të këndshme familjes.