Categories Lajme

Afati/ Bashkia e Pogradecit përjashton nga taksat, baret dhe restorantet me tavolina jashtë

Bashkia e Pogradecit me vendim të Këshillit Bashkiak ka përjashtuar nga tarifat për hapësirat publike të gjithë baret dhe restorantet që operojnë në biznesin e tyre me tavolina jashtë. Këto biznese nuk do të paguajnë taksa për periudhën Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor, pra katër muajt e fundit të këtij viti.

Kjo kërkesë ka ardhur për shkak se bizneset paguajnë taksat për pjesën e brendshme të lokalit e cila që prej rihapjes, nuk është më e shfrytëzueshme për shkak të protokollit të sigurisë në kuadër të masave anti-Covid. Nisma lehtëson bizneset pas reduktimit të numrit të turistëve me përfundimin e sezonit veror. Ky vit solli mjaft vështirësi për këtë sektor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME