Categories Lifestyle

Agjëroni çdo ditë- mrekullia do të ndodh në trupin tuaj

Agjërimi në baza ditore për muaj me radhë, i cili kërkon të mos hahet asgjë për një ditë, mund të sjellë një numër të madh të përfitimeve shëndetësore, sipas një studimi.

Agjërimi në baza ditore përmirësoi sistemin kardiovaskular, shtypjen e gjakut dhe rrahjet e zemrës pas katër javësh, raportuan studiuesit në revistën ‘Cell Metabolism’ të martën. Njerëzit që ndoqën planin e agjërimit për gjashtë muaj gjithashtu kishin nivele më të ulta të kolesterolit të “keq” dhe triglicerideve, në krahasim me ata që hanin rregullisht.

Në përgjithësi, ata morën rreth 37% më pak kalori, humbën peshë dhe kishin një “shpërndarje të përmirësuar të yndyrës”, duke ulur yndyrën e tyre në bark 14% më shumë. Studiuesit nuk panë efekte të dëmshme nga agjërimi në baza ditore edhe pas gjashtë muajsh tek vullnetarët, duke përfunduar se strategjia duket të jetë aq e dobishme sa kufizimi i kalorisë ditore.

Njerëzit mund të tolerojnë lehtësisht shmangien e ushqimit për një ditë të tërë, tha Dr. Thomas Pieber, një nga autorët e studimit dhe kryetar i Departamentit të Mjekësisë së Brendshme në Universitetin Mjekësor të Graz në Austri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME