Categories Lajme

Ahmetaj humb mandatin/ Emrat në listën e socialistëve, kush pritet t’i zërë vendin në Kuvend

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka humbur mandatin e deputetit. Me një shkresë drejtuar KQZ, Kuvendi njoftoi këtë të mërkurë përfundimin para afatit të mandatit të Arben Ahmetaj për shkak të mungesës së tij 6 mujore në seancat plenare.

“Seanca e fundit plenare, ku deputeti Arben Ahmetaj ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023” thuhet në shkresën e Kuvendit.

Por kush pritet të ulet në karrigen e deputetit në vend të tij në Kuvend?

Sipas përllogaritjes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në listën e kandidatëve të Tiranës pas Arben Ahmetajt renditet Dallëndyshe Bici, e cila fitoi 4977 vota preferenciale.

Dallëndyshe Bici aktualisht mban postin e drejtueses së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Nëse Bici nuk do të pranojë të marrë madantin e deputetit rruga i hapet Plarent Ndrecës, i cili në zgjedhjet e 2021, siguroi 4008 vota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME