Categories Lajme

“Air Albania” së shpejti drejt Londrës, Athinës e Brukselit, në pranverë drejt Amsterdamit

/ATSH/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi të martën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se kompania ajrore “Air Albania” po operon kënaqshëm në treg dhe se sfida jonë e së ardhmes është vendosja e linjës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke iu përgjigjur sulmeve në media ndaj kësaj kompanie, ministrja Balluku tha se sulmet janë politike dhe lidhen me faktin se shteti ka 10% të aksioneve.

“Linja e re “Migjeni”, e cila operon në qytetet kryesore të Italisë është pritur shumë mirë nga pasagjerët si nga shqiptarët, edhe të huajt. Nga çdo pyetësor që kemi realizuar kemi marrë gjithmonë përgjigje të shkëlqyera për cilësinë e mjetit, shërbimeve, apo korrektësinë në orare”, tha Balluku.

Një avion i tretë, vijoi Balluku, do të nisë operimin drejt Londrës, Athinës, Brukselit dhe në pranverë drejt Amsterdamit. Në planet afatgjata mbetet avioni i cili do të fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilit i është vënë emri “Fan Noli”. Por sipas Ballukut, duhen plotësuar kushtet teknike sa i përket pistës apo elementë të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME