Ish-lojtarja e Kombëtares tonë për femra, Ellvana Dragoviç ka reaguar sot lidhur me vr.asjen e çiftit shqiptar në Australi nga babai i vajzës. Ellvana ka bërë një rrëfim prekës, ku tregon se Linditën e kishte njohur që kur ishin fëmijë, ndërsa e krahason me një engjëll që nuk do ta harrojë kurrë.
“Mund të flas pa fund për të, ajo do të mungojë kaq shtrenjtë në aq shumë zemra, por ajo kurrë nuk do të harrohet” janë disa nga fjalët e Ellvanës e cila i thotë me plotë dhimbje për miken e saj të shtrenjtë, Linditën e cila u qëllua për vdekje së bashku me bashkëshortin, Veton Musai, nga babai i saj Osman Shaptafaj pak para se të ndërroheshin vitet. Ellvana tregon se tre vitet e fundit kishin punuar së bashku me Linditën dhe në rrëfimin prekës ajo tregon se mikja e saj e ndjerë, nuk harronte kurrë që ta përqafonte e ta puthte sa herë vinte në punë.
“Lindita ishte një engjëll. Kishte një buzëqeshje që do të ndriçonte dhomën. Hiri dhe prania e saj n pushtonin dhomën. Ajo të bënte për vete. Mund të flas për të pafund. Ne e kemi njohur njëra-tjetrën qysh bebe. Nëna ime edhe nana Linditës janë mikesha të mirë. Unë edhe Lindita kemi qen miqtë më të mirë. Kemi ndarë rroba, kemi luajtur me kukulla. Kemi ngrënë bashkë. Jemi përgatit për dasmat. Vallëzuam herët në mëngjes. Nuk lamë asgjë të papërfunduar. Edhe jam shumë mirënjohës për këtë. Unë do ta kujtoj shpirtin e saj të bukur përgjithmonë. Ajo ishte gjithmonë e lodhur, por ka shumë kuptim për mua tani. Ajo ishte plot jetë. Zoti donte të sigurohej që ajo të mund të realizonte sa më shumë që të ishte e mundur në 25 vitet e saj të jetës. Në 3 vitet e fundit të jetës së saj, ne kemi punuar së bashku. I bëra asaj një punë si pritëse dhe jam shumë mirënjohës që ndodhi kjo. Kam kaluar çdo ditë pune me të. Ajo vinte në karrigen e saj çdo mëngjes të vetëm dhe vinte më jepte përqafimin dhe puthjen më të madhe, sikur të mos kishim parë njëri-tjetrin për ditë. Kjo ishte Lindita. Ajo kishte dashurinë më të madhe që dikush mund të jepte. Ajo do të mungojë kaq shtrenjtë në aq shumë zemra, por ajo kurrë nuk do të harrohet.” rrëfen Ellvana Dragoviç.
