Categories Lifestyle

Ajri i ndotur shkakton lodhje dhe i bën njerëzit budallenj

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për ndikimin e emetimeve të gazeve të dëmshme në aftësitë njohëse njerëzore dhe hulumtimet tregojnë se deri në vitin 2100 do të ketë katër ose pesë herë më shumë dyoksid karboni në ajër. Ata kanë zbuluar se një nivel në rritje i gazrave të dëmshme që çon në efektet serë mund të ndikojë te njerëzit në mënyrë që ata të bëhen më të lodhur dhe më budallenj.

Lodhja pasdite që ndihet më mirë nga ata që punojnë në zyrat e mbyllura pa ventilim të mirë, mund të bëhet problem për të gjithë njerëzimin. Në fakt, niveli i dyoksidit të karbonit rritet shpejt, ku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe ku ventilimi është i dobët, kështu që ata që punojnë dhe qëndrojnë brenda mund të ndihen së pari një letargji, një rënie në energji dhe ngadalësim. “Rritja e niveleve të dyoksidit të karbonit jo vetëm që do të ndikojë në punëtorët e zyrave, por do të ndikojë në të gjithë popullsinë njerëzore deri në fund të shekullit”, paralajmërojnë shkencëtarët nga Kolegji i Universitetit të Londrës.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët paralajmërojnë se çfarë ndikimi do të ketë në aftësitë tona njohëse rritja e nivelit të gazrave të dëmshme që përbëjnë efektin serë, për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile, transmeton KosovaPress. Ata thonë se përdorimi i naftës, qymyrit dhe gazit natyror është arsyeja kryesore pse emetimet e dyoksidit të karbonit çojnë në një ndryshim kaq të madh klimatik në Tokë. “Kapaciteti njohës i njeriut bie me rritjen e CO2”, shkruajnë shkencëtarët britanikë, duke shtuar se “ndikimi i drejtpërdrejtë i emetimeve të CO2 në funksionet kognitive të njerëzve mund të jetë e pashmangshme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME