Categories Lajme

Ak.sident me helikopter, ndërron jetë shefi i ushtrisë së Tajvanit

Shefi i ushtrisë së Tajvanit dhe shtatë persona të tjerë kanë vdekur, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas në një zonë malore, gjatë një ulje emergjente, tha ministria e Mbrojtjes. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali i forcave ajrore, Shen Yi-ming, u vra më 2 janar, pasi helikopteri Black Hawk që transportonte 13 persona u rrëzua afër kryeqytetit, Taipei, tha një zëdhënës i ministrisë.

Pesë pasagjerë të tjerë i kanë shpëtuar aksidentit, shkaku i të cilit ende mbetet i paqartë. Shen, 62 vjeç dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë ishin në një mision rutinë për të vizituar ushtarët në verilindje të ishullit. Incidenti ndodhi një javë para se Tajvani të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Kina thotë se Tajvani është territor të saj dhe është e gatshme – nëse është e nevojshme – të përdorë edhe forcën për të vënë kontrollin.

Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje diplomatike zyrtare me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i fortë ndërkombëtar dhe furnizuesi kryesor i armëve, i shitën ishullit 60 helikopterë Black Hawk më 2010. Kina rregullisht e quan ishullin çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara, shkruan “Rel”. Tajvani thotë se është një vend i pavarur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME