Categories Kuriozitete

Gjarpri doli nga foleja vetëm disa sekonda para tërmetit në Kombinat! Ja çfarë thonë ekspertët

Tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë një ditë më parë, përveç pasojave dhe panikut, është shoqëruar edhe me fakte interesante. Në rrjetet sociale po qarkullon fotoja e një gjarpri, që ka dalë menjëherë në sipërfaqe, gjatë lëkundjeve të forta në zonën e Kombinatit, Tiranë.

Specialistët thonë se tërmetet janë ndër fenomenet e rralla natyrore, që nuk mund të parashikohen. Por deri në dy minuta para lëkundjeve, disa kafshë e ndjejnë më shpejt atë. Madje në Japoni, një vend i njohur sizmologjik, ndërtesat e larta janar pajisur me alarmin menjëherë nëse minjtë dalin nga pallati.

Minjtë dhe gjarpërinjtë thuhet se largohen nga strehëza e tyre për siguri disa ditë para një tërmeti shkatërrues. Dëshmi të tjera thonë se ka shumë kafshë, peshq, zogj, zvarranikë dhe insekte që shfaqin sjellje të çuditshme nga një javë deri edhe në disa sekonda para një tërmeti. Sidoqoftë, sjellja e qëndrueshme dhe e besueshme para ngjarjeve sizmike, dhe një mekanizëm që shpjegon se si mund të funksionojë, ende është çështje e aludimeve. Shumica, por jo të gjithë, shkencëtarët po e ndjekin këtë mister, në Kinë ose Japoni, por nuk e kanë zbuluar shkencërisht sjelljen e tyre.

Ata mund të shpjegojmë shkakun e sjelljes së pazakontë të kafshëve disa sekonda përpara se njerëzit të ndiejnë një tërmet. Shumë pak njerëz vërejnë valën P më të vogël që udhëton më shpejt nga burimi i tërmetit dhe arrin para valës më të madhe S. Por shumë kafshë me shqisa më të prirura janë në gjendje ta ndiejnë valën P disa sekonda  përpara se të arrijë vala S. Sa për të ndjerë një tërmet të afërt disa ditë ose javë para se të ndodhë, kjo është një histori ndryshe. Tërmeti i djeshëm prej 5.8 ballë shkalla Rihter preku më tepër dy qytetet më të mëdha, Durrësin dhe Tiranën, por u ndje thuajse në të gjitha zonat e Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME