Categories Lajme

Ak.sidentet, mazhoranca gjen zgjidhje të çuditshme: Ja kufizimet për të rinjtë nga 18-22 vjeç

Ak.sidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish duke mos kursyer as adoleshentët. Për të frenuar sadopak këtë fenomen, deputeti i mazhorancës Arben Pëllumbi pritet të depozitojë një propozim ligjor, i cili prek të gjithë ata drejtues mjetesh të moshës 18 deri në 22 vjeç.

Synimi është që këta shoferë të rinj të kenë kufizime jo vetëm në përdorimin e mjeteve më fuqi të lartë motorike, por jo vetëm. Kufizimet do të jenë edhe në shpejtësinë me të cilin do të udhëtojnë. “Meqenëse këta të rinj që sapo marrin patentë nuk janë ende të pjekur mjaftueshëm për të perceptuar rrezikun që i vjen nga shpejtësia, unë mendoj që të bëjmë një kufizim në makinat që ato do të duhet të përdorin.

Psh një 18 apo 20 vjeçar nuk duhet të drejtojë një makinë me fuqi të lartë motorike, e cila ka dhe shpejtësi më të madhe. Nga ana tjetër nëse rruga ka shpejtësinë e lejuar 90 km orë, këta shoferë do të duhet të ecin me 70 km”, thotë Pëllumbi për Vizion Plus. Është menduar që këto kufizime do t’i bëhen të ditur drejtuesit të makinës që në momentin që pajiset me patentë.

Sipas deputetit, kufizime të tilla zbatohen edhe në vende të tjera të Europës, të cilat përshtaten sipas problematikave të shtetit. Nisma e deputetit pritet të zyrtarizohet në kuvend në ditët në vijim dhe parashikon ndërhyrje në Kodin Rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME