Një aksident është shënuar sot në oret e paradites në Rrugën e Kombit në dalje të tunelit të Kalimashit.
Sipas raportimeve automjeti është përplasur me trafikndarësen pasi dyshohet se ka rrëshqitur nga ngricat në rrugë.
Drejtuesi i mjetit është dërguar ne Spitalin e Kukësit në gjendje të rëndë, e më pas është nisur drejt Tiranës. (Në përditësim)

