Categories Lajme

Aksident në Këlcyrë, automjeti del nga rruga, plagoset 62-vjeçari

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në aksin Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas. Uniformat blu bëjnë me dije se një automjet me drejtues 37-vjeçarin A.B., ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 62-vjeçari A.B., babai i 37-vjeçarit.

Aktualisht 62-vjeçari është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ku edhe po merr trajtim mjekësor. Sakaq policia po heton për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Këlcyrë/Informacion paraprak. Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME