Categories Lajme

Aksident mes dy makinave në Thumanë, katër të plagosur me urgjencë drejt Tiranës (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në afërsi të rrethrrotullimit të Thumanës ku janë përplasur dy automjete dhe janë në gjendje të rëndë 4 persona. Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip Ford me drejtues S.I. është përplasur me një mjet tip Volksvagen.

Janë aksidentuar drejtuesi i Fordit, S.I., pasagjerët në mjetin e tij, personat O.I., dhe H.I., si edhe drejtuesi i mjetit tip Volksvagen, U.D., të cilët janë nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga pamjet e marra në vendin e ngjarjes përplasja ka qenë aq e madhe sa njëra nga makinat është anuar në rrugë dhe tjetra ka përfunduar jashtë saj. Makina e dalë nga rruga është dëmtuar në anën e majtë, kurse ajo e anuar është dëmtuar rëndë në pjesën e përparme. Policia është në vendngjarje për të kontrolluar zonën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME