Categories Lajme

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagosen dy shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi rrugën Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të Viroit.

Një makinë tip Ford është përplasur me një makinë tip Mercrdez Benz.

Përplasja ka qene gjysmë frontale ç’ka ka shmangur pasojat fatale nga aksidenti. Sakaq drejtuesit e dy makinave kanë mbetur të lënduar. Dy të lënduarit janë transportuar për në Spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë, Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Virua”, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 25 vjeç, banues në Memaliaj, dhe automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen J. B., 35 vjeçe, banuese në Përmet.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME